Gucci sjell 'horror' në pasarelë

Prezantimi i koleksionit të Gucci vjeshtë/dimër 2018 ishte ndoshta shfaqja më e çuditshme deri tani në këtë muaj të modës. Drejtori kreativ Alessandro Michele duket se po synonte maksimumin e çuditshëm gjatë shfaqjes, që u mbajt në Gucci Hub në Milano të mërkurën. Në pasarelë u shaqën modele me veshje aspak të zakontë ndërsa mbanin në duar, dragonj e gjarpërnj jo real dhe kokat e 'prera' të tyre. Padyshimë që kjo ishte një zgjedhje e veçantë e Gucci për këtë sezon. Jo vetëm por Gucci solli iluzionin e një spitali në pasarelë. Me karriget, paisjet mjeksore të ftuarit dukeshin sikur ndodheshin në salle operacion.