Grabitje në Rinas, sulmohet blindi me euro

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme. Një autoblind që transportonte vlera monetare ka rënë pre e grabitjes në rrugën e Rinasit. Persona të armatosur kanë sulmuar me armë autoblindin që transportonte paratë e një banke të nivelit të dytë. Sipas raportimeve paraprake në mjetin e blinduar ndodheshin 1.5 milion euro por ende nuk ka një shifër zyrtare për shumën e grabitur.