Gjirokastër, miratohen 18 banesa për procesin e restaurimit

Në qytetin e Gjirokastrës ka nisur procesi i restaurimit, të cilës i janë nënshtruar 18 banesa. Në listën e shtëpive do jenë disa nga më të përfolurat për gjendjen e keqe si: banesa e Kabilatëve, banesa Çano, Lolomani, Skënduli etj, të cilat do t’i nënshtrohen një restaurimi tërësor sipas projekteve specifike për secilën prej tyre. Banesa Çano është pjesë e “Shtëpitë e Shkrimtarëve”, projekt që parashikon ndërhyrje në strukturën e brendshme dhe të jashtme të këtyre banesave të trashëgimisë materiale, për të evidentuar dhe konservuar vlerat historike dhe artistike të tyre, bazuar në modelin e shtëpisë së Kadaresë. Në vendimin nga mbledhja e fundit e KKR-së, e cila miratoi projektet restauruese të hartuara përfshihen dhe banesa të tjera si: Banesa Zeko; Batha; Kokobobo; Gurgai ; Ish-Radio. Fasadat për banesat, “Avdi Bozgo”, “Familja Aliko” , “Zapanaja Alimatët”, “Pajtim Ahmeti” , “Hirov Spahiu”, “Vëllazëria Dudumi”, “Kamberi dhe Krongo” , “Familjes Jaupi”, “Familjes e Sevo Caro”. Hartimi i projekteve restauruese për këto shtëpi është një tjetër hap i rëndësishëm i politikave të Ministrisë së kulturës dhe IMK për rijetëzimin tërësor të Gjirokastrës, pas përfundimit të disa projekteve të tjera të mëdha si ai për restaurimin e Qafës së Pazarit.