Gjimnastja kërcen me një ari

Gjimnastja e njohur austriake, Stefanie Millinger, ka bërë një set fotografik duke kërcyer me një ari të madh ngjyrë kaf. Stefanie ka arritur të bëjë për vete ariun, Stepan, dhe më pas ai e ka lejuar të bëjë çdo foto artistike me të. Fotot janë realizuar nga fotografja russe Olga Barantseva, e cila ka arritur të përjetësojë momentet më të bukura gjatë kërcimit të atletes me ariun Stepan.