Gezuar nga larg!

Përmes një lidhjeje video nga bazat ku ata shërbejnë efektivët e FA kanë uruar familjarët e tyre për më shumë paqe e dashuri. Në takimin festiv e organizuar nga Ministria e Mbrojtjes, ata patën mundësi të shihnin dhe të komunikonin me familjarët e tyre nëpërmjet lidhjeve video nga bazat ku ata shërbejnë. Aktualisht janë 153 efektivë të Forcave të Armatosura, të cilët shërbejnë në misionet e NATO-s në Kabul, Herat të Afganistanit, Letoni, Kosovë dhe Mali. Shumica prej tyre ndodhen larg familjes prej më shumë se 3 muajsh.