Frontex dislokohet në Shqipëri

Agjencia e BE-së për kufijtë, Frontex nis operacionet në Shqipëri. Ky është misioni i parë në një shtet që nuk është ende anëtar i Bashkimit Europian. 50 zyrtarë të Frontex do të vendosen në kurifin me Greqinë si dhe do të dislokohen 16 makina emergjence. Gjithashtu do të vendosen edhe kamera me imazhe termale për kontrollin e kufijve dhe luftës krimit ndërkufitar. "Rojet e kufirit nga e gjithë Europa do të punojnë krah më krah me kolegët shqiptarë në kufirin shqiptaro-grek" tha kreu i Frontex, Frederico Leggeri. FOTO: LSA