Franca prek finalen e Kupës së Botës

Franca ka arritur finalen e tretë të Kupës së Botës në 20 vitet e fundit për shkak të fitores 1-0 ndaj Belgjikës. Në stadiumin "Krestovsky" të Shën Petersburg, Samuel Umtiti ishte heroi i "Les Bleus" me një goditje me kokë në fillim të pjesës së dytë, goditje që rezultoi fatale për Belgjikën, që nuk arriti të reagonte duke u pajtuar me rezultatin. Një ndeshja që tregoi që në minutat e para se do të ishte e luftuar, megjithëse u deshën 16 minuta për të parë goditjen e parë në kuadrat, me Eden Hazard që tentoi nga larg, por nuk arriti të tund rrjetën. Për të parë goditjen e parë në portë nga "gjelat" duhej të vinte minuta e 17-të, por mesfushori Blaise Matuidi nuk arriti të kaloj Courtois që ishte në pozicion. Rastet e pastra për gol munguan në të dy kahet, ndërkohë që rrjetat mbeten të pa prekura. Por nëse Griezmann e Mbappe nuk arritën të gjenin rrjetën e kundërshtarit, duhej të vinte Samuel Umtiti për të nxjerrë nga balta shokët e ekipit, me mbrojtësin e Barcelonës që devijoi saktë me kokë një krosim nga këndi të Griezmann, për të dërguar në delir francezët. Pësimi i golit duket se zgjoi të besuarit e Roberto Martinez që u hodhën me forca të shumta në sulm, por nuk arritën të gjenin rrjetën. Përfundimisht 1-0 dhe Franca është skuadra e parë që prek finalen e madhe të Moskës. Në "Luzhniki Stadium" Franca do të pres fituesin e duelit Angli-Kroaci, përballje që do të luhet nesër në orën 20:00. Ndërkohë, Botërori për Belgjikën nuk ka mbaruar ende, me "djajtë e kuq" që do të luajnë për vendin më të ulët në pod, pasi do të takohet me humbësin e takimit Kroaci-Angli.

FOTOGALERI TJERA

Plazhe me ngjyra

26/06/2018 - 15:27

Shpikës..nga nevoja

26/06/2018 - 14:12

Dembelë apo të zgjuar?

25/06/2018 - 19:49

Bet Awards 2018

25/06/2018 - 13:57

Konkurs ...shëmtie

25/06/2018 - 09:23