Fotot me ngjyra të masakrave të viteve 1900 në New York

Fotografi të tmerrshme të skenave të krimit në fillimin e shekullit 20-të në New York tregojnë realitetin e tmerrshëm të vrasjeve midis bandave. Fotove që janë realizuar nga fotografi legjandar Arthur Fellig, për të cilin u tha se ishte në gjendje të 'parashikonte' krimet, iu është dhënë një perspektivë e re dhe janë risjellë me ngjyra. Arthur Fellig ishte gjithashtu i njohur si Weegee sepse kishte një aftësi të jashtëzakonshme për të dalë në skenat e krimit pasi incidentet ishin raportuar në polici ose në shërbimet emergjente. Fotografitë origjinale bardhë e zi u ngjyrosën me kujdes nga Frederic Duriez. Imazhet kronikuan dhunën e bandave në New York. Fellig publikoi një libër me imazhet e punës së tij.