Fotot e pjestarëve të grupit kriminal me “kapon” shqiptar

Policia greke ka publikuar emrat dhe fotografitë e pjesëtarëve të një grupi kriminal që trafikonte sasi të mëdha droge. Katër nga pjesëtarët janë shtetas grekë dhe katër të tjerët shqiptarë, mes të cilëve edhe kreu i këtij grupi, i datëlindjes 1991.Policia e shoqëron publikimin me thirrjen ndaj qytetarëve që mund të japin informacione për tetë të arrestuarit, duke u garantuar anonimitetin.