Fotot e ndeshjes: Francë - Argjentinë 4-3

Franca është skuadra e parë që pret një biletë për në fazën e 1/8-ave të Kupës së Botës. "Gjelat" mposhtën me një ndeshje spektakolare Argjentinën 4-3, duke i nxjerrë jashtë kompeticionit Lionel Messin me shokë. Që do të ishte një përballje me plot gola dhe emocione u pa që në minutat e para, me Antoine Griezmann që tronditi traversën nga një goditje dënimi, por pak momente më pas arriti të rregulloj shënjestër. Ishte një shpërthim i Kylian Mbappé i cili u kthye në shigjetë drejt portës kundërshtare dhe mbrojtësi Marcos Rojo nuk kishte mënyrë tjetër për ta ndalur duke shkaktuar penallti. Argjentina u përpoq të krijonte raste të pastra për gol, por mbrojtja franceze ishte e vendosur mirë. Kur u duk se Franca do të shkoj drejt dhomave të zhveshjeve me avantazhin 1-0, Angel Di Maria mendoi t'i prish festën. Mesfushori i PSG-së lëshoi një silurë nga 25 metra që fluturoi në trekëndësh për të barazuar. Gjithsesi, yjet francez, nuk u dorëzuan, dhe barazuan pas një super goli të Pavard nga jashtë zone. Më pas, me një Mbape që vazhdonte të bënte diferencën në fushë, Franca shënoi edhe dy herë, për të qenë ekipi i parë që pret biletën për në çerekfinale. Goli i Aguero shënoi në minutën e 93-të, por vetëm kaq për argjentinasit që përgatisin valixhet e kthimit për në Bounes Airos.