Fotografja 'profesioniste' tmerron familjarët

Kur rezervoni një fotograf profesionist me siguri të gjithë presim të marrim foto për të cilat të ndihemi krenarë. Foto të cilat mund t'ua tregojmë me krenari të afërmve dhe miqve. Por e kundërta ndodhi kur një familje pa rezultatet përfundimtare të fotosesionit të tyre, ata ngelën plotësisht të befasuar. Rezulton se fotografja e tyre "profesioniste" vendosi të reduktojë paksa imazhet e tyre të vërteta duke i bërë qesharake dhe njëkohësisht të frikshme. Fotografja donte të hiqte hijet, por në fakt arriti të largonte fytyrat plotësisht. Pra, në vend të fytyrave të lumtura dhe të qeshura, fotot tani duken shumë të çuditshme dhe në të vërtetë familjarët janë paksa të mërzitur. Për fat të mirë, familja ka një sens të mirë humori dhe vendosi të ndajë fotot online me miqtë e tyre.