Foto/ Partizani tregon "dhëmbët" kundër turqve

Partizani e ka nisur me këmbë të mbarë fazën përgatitore në Antalia. Kryesuesit aktual të Superligës shqiptare e kanë mbyllur në barazim 1-1 përballjen e parë miqësore, duke treguar një nivel të lartë loje dhe grinte. Përballë Sivasspor, ishin të besuarit e Skënder Gegës ata që kaluan të parët në avantazh. Pas një aksioni të gjatë nga e majta, Jasir Asani u gjend i lirë në zonë dhe me një penallti në lëvizje tundi rrjetën. Reagimi i vendasve ishte i shpejtë, me Torje që u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke vulosin rezultatin përfundimtar në 1-1. Një rezultat pozitiv ky për Partizanin, duke parë edhe ecurinë e Sivasspor këtë sezon. Aktualisht turqit mbajnë vendin e 9-të me 24 pikë në Superligën vendase.Miqësorja e radhës është të premten, ku përballë do të kenë një tjetër skuadër turke, Antalyasporin.

FOTOGALERI TJERA

Sa qetësi sot..

09/07/2018 - 12:11

Xhiro nëpër Hollandë

09/07/2018 - 11:32

Aktorja çmend me bikini

09/07/2018 - 09:38

Perla të Provencës

08/07/2018 - 10:06

Shtretër plazhi si këto

07/07/2018 - 19:04

Të mahnitesh në Tokio

07/07/2018 - 18:13