Foto nga takimi Kamza-Kukësi

Verilindorëve iu mjaftoi goli i Cale në minutën e pestë të takimit për të kaluar Kamzën dhe për të vendosur në kasafortë vendin e dytë në kampionat. Në stadiumin "Kamza" u zhvillua një takim i qetë me pak raste të pastra për të shënuar. Rastin më të mirë për të vendosur baraspeshën e kishte Raçiç, por goditja e sulmuesit serb u ndal nga traversa. / Fotot jane marre nga Facebook-u i KF Kukesi