Foto nga "përmbysja" e Teutës ndaj Partizanit

Partizani ka harruar se si fitohet. Pas dy humbjeve radhazi dhe barazimit me Lushnjën fundjavën e shkuar demat e kuq janë mposhtur në shtëpi 3 me 1 nga Teuta. Pavarësisht se ishin vendasit ata që kaluan në avantazh të parët me anë të Idris Batha që u tregua i saktë nga 11 metërshi, durrsakët gjëtën forcën për të reaguar dhe për të dal me tre pikë nga kjo sfidë. Fillimisht Cyrbja vendosi baraspeshën 3 minuta para fundit të pjesës së parë, ndërsa Hrkac në minutën e 64-t dhe Hila dhjetë minuta më vonë i dhanë 3-pikëshin Teutës./ Foto LSA