Të rinjtë e FRPD presin Ramën me 'peshq' në duar

Pesë djem të rinj të Forumit Rinor të Partisë Demokratike kanë dalë sot për ti bërë pritë kryeministrit Rama me disa karikatura. Ai po shkonte në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së, ndërsa ata mbanin kallamë në duar ku kishin improvizuar peshq me fytyrat e ministrave.