Fitorja e Luftëtarit përmes fotove

Partizani nuk e ka shfrytëzuar asistin e dhënë nga Kastrioti, teksa ka pasur të njëjtin fat me Kukësin. Të kuqtë janë mposhtur me përmbysje 3-1 nga Luftëtari, duke qëndruar në +9 pikë nga ndjekësit. Vetëm katër minuta i mjaftuan vendasve për të kaluar në avantazh. Ishte Dilaver Duka ai që kaloi të besuarit e Skënder Gegës në avantazh. Gjithsesi, Dunga me tripletën e tij bëri të pavlefshëm atë konkretizim të mesfushorit me pasaportë amerikane. / FOTO LSA