Fitorja e Brazlit kundër Meksikës përmes fotove

Rrjetat e Neymar dhe Firminho i kanë mjaftuar Brazilit për të kaluar në çerekfinalen e Kupës së Botës. Pas një pjesë të parë pa gola, Neymar i dha Brazilit epërsinë vetëm pak minuta pasi dy skuadrat u rikthyen në fushë. Ylli i PSG-së shfrytëzoi në maksimumin një top të hedhur rrafsh me tokën nga William dhe me portën e boshatisur e kishte të lehtë ta shtynte sferën drejt rrjetës. Ndërkohë, duhet të vinte minuta e 88-të që brazilianët të dyfishonin rezultatin me Firminhon, i cili i sapo futur në lojë tundi për herë të dytë rrjetën e Ochoa. Në raundin tjetër Brazili do të luaj përballë fitueses së takimit Belgjikë-Japoni.