Fitore në "frymën e fundit", Tirana thyen Flamurtarin

Tirana ka mposhtur Flamurtarin me rezultatin 1-0 në sfidën e vlefshme për javën e 18-të të Kategorisë Superiore. Supergoli i Edon Hasanit në minutën e 88-të i dha fitoren skuadrës së Memës, në një ndeshje dramatike që i pati të gjitha. Me këtë fitore, bardheblutë janë ngjitur në kuotën e 17 pikëve, duke kaluar kështu krizën te Flamurtari, që nuk është aspak i qëndrueshëm me rezultatet. Vlonjatët aktualisht mbajnë vendin e 6-të me 28 pikë në 18 ndeshja, teksa diferenca me Europën sa vjen dhe thellohet./Foto: LSA/