Finalja e Kupës së Shqipërisë përmes fotove

Skënderbeu është fituesi i edicionit të 66-të të Kupës së Shqipërisë. Korçarët "thyen" mallkimin përballë Laçit, duke triumfuar me rezultatin 1-0 dhe duke koleksionuar trofeun e parë të Kupës në vitrinën e tyre të suksesshme. Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 67-të nga Sabjen Lilaj që kthej në gol një penallti të fituar nga James dhe mjaft të kontestueshëm nga stafi kurbinas. Kujtojmë që Skënderbeu e mbylli me 10 lojtar pas përjashtimit me karton të kuq të Marko Radas. Në vazhdim të atij aksion, lojtarët e Laçit arritën të realizonin, por goli u konsiderua si i parregullt nga gjyqtarët, pasi bardheziu ishte në pozicion jashtë loje. / Foto LSA/