Banorët e Hoxhares bllokojnë rrugën

Banorët e fshatit Hoxhare në Fier kanë dalë sot në protestë pasi nuk janë dëmshpërblyer ende për përmbytjet që ndodhën në fillim të muajit dhjetor. Ata kanë bllokuar rrugën Hoxhare-Darëzezë. Banorët kanë deklaruar se asnjë komision verifikimi nuk ka ardhur deri më sot për të parë tokat bujqësore.