Festivali i Martesës, dashuri, muzikë dhe valle

Marina Petrovska dhe Ognen Karadjozovski i thanë PO njëri-tjetrit në Festivalin e martesës në Galiçnik. Ceremonia u zhvillua në në kishën "Shën Apostull Pjetri dhe Pali ". Ceremonia e dasmës nisi me vendosjen e flamurit të dasmës, rruajtjen e dhëndrit, marrjen e nuses në shtëpi dhe më pas dasma. Pjesë e festës u bënë mijëra vizitorëve vendas dhe të huaj. Fshati Galiçnik në rajonin e Mavrovës, Dibrër është i njohur për festivalin e dasmës.Në këtë ceremoni që zgjat për dy ditë me rresht, martohet një çift i përzgjedhur në mënyrë tradicionale që njihet si ”martesa e Galiçkës", kurse aktiviteti kryesor mbahet në Kishën e Shën Pjetrit, më 12 korrik të secilit vit.