Festa e ditëlindjes për ariun polar

Ariu polar, Inuka, në kopshtin zoologjik të Singapor-it ka festuar ditëlindjen e tij të 27, më 26 dhjetor. Punonjësit e kopshtit tregojnë se për tia festuar ditëlindjen kishin përgatitur një tortë me një përbërje speciale. Inuka ka një gjatësi prej 2.5 metra dhe peshon 513 kg, gjithashtu duhet theksuar se ai ka një moshë të thyer, pasi 27 vitet e tij korrespondojnë me 70 vite të një njeriu.