Festa e çmendur e Xhensila Myrtezajt në 25-vjetorin e lindjes

Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj ka festuar dje 25-vjetorin e lindjes. Në ditën e saj të veçantë ajo ka marrë supriza mjaft të bukura sidomos nga bashkëshorti i saj Bes Kallaku. Një mbrëmje speciale është organizuar për të dhe këngëtarja ka ndarë çaste nga festa e çmendur me fansat e saj në Instagram. Momenti më emocionues ishte kërcimi i saj me Besin. E veshur me një fustan blu të ngushtë mbas trupit vihej në pah barku i saj i rrumbullakosur.