Fatmir Xhafaj 8 orë i "ngujuar" në ministri

Për më shumë 8 orë, Fatmir Xhafaj qëndroi në ambientet e institucionit që ai drejtoi për gati dy vjet. Jashtë godinës, një numër i madh gazetarësh qëndruan për orë të tëra për të marrë një deklaratë nga ministri i sapo dorëhequr. Ai doli nga zyra e tij rreth orës 20:45, ndërsa ndodhej aty që prej mesditës. Pas daljes, Xhafaj i pyetur nga Ora News, tha se nuk ka asnjë koment. /Foto: LSA/