Fabrikë dopingu në Greqi

Greqia ka shkatërruar një organizatë kriminale transnacionale e cila merrej me prodhimin, trafikimin dhe shpërndarjen e substancave doping në Greqi dhe jashtë vendit.Arrestimet janë kryer të hënën, 5 nëntor 2018, në Athinë, Kretë dhe Epir.Në pranga kanë rënë njëmbëdhjetë anëtarë të organizatës, dhjetë burra dhe një grua, në mesin e tyre edhe "udhëheqësi" i organizatës.