Era e fortë përfshin edhe Korçën, shkëputet çatia e një banese

Moti i keq ka përfshirë edhe juglindjen e vendit. Era e fortë ka shkëputur catinë e një banese mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Korcës. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ndërkohë është shkëputur edhe energjia elektrike për të shmangur ndonjë incident të mundshëm nga telat e këputur.