Episode dhune në "San Mames", tre tifozë vihen në pranga (FOTO)

Tifozë të Marseille kanë shkaktuar një dhunë të madhe brenda dhe rreth stadiumit "San Mames" në ndeshjen e Ligës së Evropës ndërmjet Bilbaos dhe Marsielle. Sipas "El Correo" dy roje kanë pësuar lëndime para se takimi të fillonte pas një sulmi nga fansat. Tifozët miq janë filmuar duke u përleshur me sigurimin dhe duke hedhur fishekzjarre kundër fansave të baskëve. Sipas mediave spanjolle tre tifozë të klubi francez kanë përfunduar në pranga.