‘Epic Lava Tour’, turistët bëjnë shëtitje mes vullkanëve aktivë

Hawaii është një destinacion mjaft i preferuar për të gjithë turistët. Dhe nëse planifikoni të shkoi për pushime aty, atëherë nuk mund të kurseni rezervimin e ‘Epic Lava Tour’, një shëtitje në mes të vullkaneve aktivë të ishujve amerikanë. Vizitorët, në një hapësirë kohore prej 2 orësh mund të testojnë nxehtësisë e vullkanit dhe se sa rezistencë kanë ndaj të nxehtit ekstrem. Dhe jo vetëm, për ta bërë udhëtimin tuaj akoma më të jashtëzakonshëm turneu i lavës ju ofron një panoramë që do t’iu lërë pa frymë, një panoramë e papërshkrueshme.