Emocionuese, fëmijët prematurë vishen si babagjyshë

Foshnjat e lindura para kohe në Spitalin e Fëmijëve të Teksas-it, në Houston, janë vizituar nga babagjyshi. Ai i ka veshur foshnjet me motivet e Krishtëlindjeve, për ti dhuruar në këtë mënyrë një buzëqeshje prindërve të tyre, të cilët luten çdo ditë për jetën e tyre. Në këtë spital janë shtruar bebet e lindura para javës së 37-të, të cilët kërkojnë kujdes specifik për shkak të zhvillimit të çrregullimeve fizike dhe psikike.