Elbasan, protestuesit tentojnë të thyejnë kordonin e policisë

Qytetarë dhe mbështetës të opozitës kanë pritur me protesta kryeministrin Edi Rama, i cili zhvillon takimin e radhës elektoral. Me pankarta në duar dhe me thirrjet "Rama ik" mbështetësit e opozitës dhe qytetarët protestojnë kundër qeverisë. Në disa raste protestuesit tentuan të çajnë edhe kordonin e policisë, e cila ishte në gatishmëri për çdo situatë të mundshme. Ndërkohë situata politike në Elbasan u monitorua edhe nga përfaqësues të OSBE./ FOTO LSA