Ekspozita përdor kufomat e të burgosurve politikë

Dhjetra trupa të përdorur në një ekspozitë të tmerrshme mund të jenë trupat e të burgosurve politikë kinezë të cilët u torturuan dhe u vranë. 'Real Bodies: The Exhibition' ekspozoi 20 kufoma dhe 200 pjesë trupi të ruajtura përmes plastinimit (ruajtjen e pjesëve të trupit përmes një procesi që zëvendëson ujin dhe yndyrën me plastika të ndryshme të qëndrueshme). Ekspozita trupat njerëzorë ku theksohet lëkura, muskujt, kockat, organet dhe eshtrat e tyre për të treguar me detaje se si funksionojnë. Megjithatë mjekët kanë shqetësime të mëdha se organet nuk kanë dhuruar me dëshirë.