E turpshme/ Sulmohet gjyqtari i takimit Kamza-Laçi

Kamza nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në takimin e javës së 24-t të Kategorisë Superiore. Edhe pse ishte gjatë gjithë takimit në avantazh, minutat e fundit ishin dramatike për kamzalinjtë, me Laçin që ka fituar një penallti, teksa e ka shndërruar në gol. Kjo ka bërë që në fundin e takimit, disa nga tifozët e pranishëm të futen në fushën e blertë, ku kanë goditur edhe gjyqtarin kryesor, Eldorjan Hamiti. Një episod që ka sjellë gjakosjen e arbitrit. Reagimi i stjuardëve ka shuar "përplasjen", me tifozët që kishin dal jashtë kontrollit. Sa i përket ndeshjet, Sabino Plaku kaloi në avantazh Kamzën, ndërkohë që Najdenov realizoi golin e barazimit në minutën e 7-të shtesë./ FOTO LSA