E pabesueshme, tifozi i prish festën Partizanit

Partizani dhe Luftëtari po luajnë aktualisht mes tyre, takim i vlefshëm për javën e 24-t të Kategorisë Superiore. Pavarësisht rasteve të pakta për të shënuar, duhet evidentuar goli i Lorenc Trashit, por që u anulua nga kryesori, pasi një tifoz i "Demave të Kuq" u fut në fushë së bashku me një fanelë, pikërisht të Trashit, duke e lënë atë në fushën e lojës. Momentalisht rezultati vazhdon në shifrat 1-0 në favor të Partizanit, falë golit të Bathës. Foto LSA