Dyfishohet sipërfaqja e përmbytur në Shkodër

Dyfishohet sipërfaqja e përmbytur në territorin e bashkisë së Shkodrës. Informacionet e orës 14:00 nga kjo bashki flasin për 4215 ha sipërfaqe tokë e përmbytur, gati dyfishi i sipërfaqes së përmbytur më parë. Ndërkohë uji po përparon drejt qytetit. Në zonën e Livadheve janë të përmbytura 110 ha. Pas inspektimeve më të fundit rezulton se në rrugën Et‘hem Kazazi ka prezencë uji dhe në një segment rruge ka vështirësi kalimi. Në këtë rrugë ndodhen mbi 40 shtëpi me prezencë uji afër oborreve të tyre dhe nga këto 4 familje mbajnë bagëti, ku si pasojë e fushave të përmbytura paraqiten vështirësi në sigurimin e ushqimit për to. Këto familje furnizohen me ujë të pijshëm nepërmjet puseve dhe ky paraqitet si problem. Nevojiten Nevojiten çizme të gjata për 10 familje. FOTO: LSA