Duro bën "magji" te Kamza, Kastrioti humb busullën

Shkarkimi i Bledar Devollit i ka shërbyer për mirë Kamzës, që ka marrë fitoren e parë në "Erën Duro". Kryeqytetasit kanë mposhtur pastër 2-0 Kastriotit duke koleksionuar kështu fitoren e dytë në katër javë kampionat. Golat e Rolovic dhe Fukui në fraksionin e parë i kanë mjaftuar Kamzës për të marrë 3 pikët, duke prekur kështu zonën Europianë në kuotën e 6 pikëve. Nga krahu tjetër krutanët nuk po arrijnë të ambjentohen me Kategorinë Superiore, duke koleksionuar humbjen e tretë rrjesht. Një disfatë që dhemb shumë në kampin e drejtuar nga Elvis Plori, me skuadrën që ka humbur busullën që prej fitores në javën e parë ndaj Luftëtarit.