Banorët bllokojnë rrugën, dëmtojnë pjesën rrethuese të projektit

Banorët që preken nga projekti për ndërtimin e segmentit të Unazës së Re kanë dalë edhe sot në protestë. Ata kanë dëmtuar pjesën rrethuese të projektit që është vendosur nga kompania kontraktore. Këtë herë ata kanë gjetur një formë tjetër për të përotestuar. Duke qenë se i kanë hequr ndriçimin, banorët kanë ndezur të gjithë blicat e telefonit me thirrjet "Drita jemi ne". Prej gati një muaj, banorët e zonës së Astriti kundërshtojnë projektin. Në mbështetje të tyre është edhe opozita, e cila e quan projektin si abuzim. /FOTO: LSA/