A do të paguanit 107 dollarë për një natë prapa hekurave?

Qytetarët që respektojnë ligjin kanë mundësi që të përjetojnë qoftë një herë të vetme në jetë të qëndrojnë prapa hekurave. Këtë ua mundëson një hotel, Penny Rope Bed Chambe në Margate, Kent që ka krijuar dhoma të posaçme burgu për këdo që dëshiron ta provojë këtë eksperiencë. Por një natë në dhomën e hotelit do t'ju kushtojë 107 dollarë. Dhomat, duke përfshirë edhe dyert kanë karakteristikat e një qelie burgu tradicionale. Pronarja e hotelit quhet Polly High, 55 vjeç. "E bleva shtëpinë në vitin 2010 dhe fillova restaurimin e saj për ta shëndrruar në një hotel të tillë. Ishte partneri im kreativ, Clare, i cili sugjeroi idenë e krijimit të një qeli burgu,"-tha ajo.
SHBA më e ftohtë se Marsi
06/01/2018 - 20:49