Dibër, 30nxënës asfiksohen në shkollë

Ka shkuar në 30 numri i nxënësve të asfiksuar në shkollën e mesme të fshatit Shupenzë të Dibrës. Policia informoi se ata janë asfiksuar si pasojë e vendosjes në punë të kaldajës. Ngrohja bëhej me kaldajë por oxhaku ka qenë i mbyllur. Fëmijët janë dërguar në spitalin e Bulqizës dhe të Peshkopisë