Dhuna në stadiumin grek, tifozët godasin trajnerin mik

Trajneri i Olympiacos-it, Oscar Garcia është detyruar që të shkojë në spital pasi u godit me mjete të forta të hedhur nga tifozët vendas të PAOK-ut të Selanikut. Pak para fillimit të ndeshjes ishin tifozët vendas të PAOK-ut ata që sulmuan trajnerin mik. Pamjet televizive tregojnë se tekniku spanjoll pasi u godit në fytyrë mori edhe ndihmën e parë në fushë. PAOK-u që ka kryesimin në kampionatin grek është në rrezik që të dënohet nga federata e futbollit grek me heqje pikësh dhe me gjobë. Ngjarje të tilla janë mjaft të zakonshme në futbollin grek e sidomos kur përplasen tifozët ultras të klubeve rivale. Këtë edicion kampionati grek u ringjall me rivalitet të ashpër për titull mes AEK-ut të Athinës, Olympiacosit të Athinës dhe PAOK-ut të Selanikut.