Dherat bllokojnë aksin Vlorë-Rradhimë

Rrëshqitjet e dherave kanë bllokuar rrugën në aksin Vlorë- Rradhimë, pranë zonës së quajtur Kalaja, në Ujë të Ftohtë. Gazetarja e Ora Neës, Jerola Ziaj informon se aktualisht funksionon vetëm një krah i rrugës,ndërsa lëvizja e automjeteve është tepër e vëshirë. Reshjet e shiut gjatë orëve të natës kanë sjellë dhe shkarjen e dherave ndërsa rruga ka qenë totalisht e bllokuar deri në mëngjes. Aktualisht është duke funksionuar vetëm një krah i rrugës, për të bërë të mundur lëvizjen e mjeteve që udhëtojne drejt Vlorës apo Orikumit,ndërsa mungesa e një mjeti të rëndë ka sjellë vonesa në largimin e dherave në zonë. Një punonjës i vetem ka mundur të hapë vetëm një pjesë të rrugës,ndersa mungojnë punonjësit e tjerë.