"Dekorimet" e varrezave të mafiozëve rusë

Të përjetësuar në mermer, gangsterët e viteve ’90 nuk e kanë kursyer luksin as në "botën tjetër". Ishin vitet e para pas rënies së Bashkimit Sovjetik dhe grupet mafioze në Rusi u përhapën shpejt. Por edhe pse jetonin në luks, kishin "vesin e keq" të vdisnin shpejt. Në varrezat e qytetit Yekaterinburg, mafiozët menduan të ngrenë pllaka mermeri me përmasat e miqve të tyre, duke i gdhendur aty bashkë me makinat, bizhuteritë dhe pijet e shtrenjta që konsumonin. Një fotogaleri që nuk duhet humbur.