Dëborë në Llogara, bllokohet pika turistike e Dardhës

Ulja e temperaturave ka sjellë reshje dëborë në zona të ndryshme në vendit. Në qafën e Llogarasë që prej orëve të natës reshjet e dëborës kanë qenë intesive. Aktualisht mjetet kalojnë vetëm me zinxhir, ndërsa dy borëpastruese po punojnë për hapjen e rrugës. Edhe në qarkun juglindor qarkullimi i mjeteve bëhet vetëm me zinxhir. Në akset nacionale trashësia e dëborës shkon nga 15-20 cm. Në Qafën e Qarrit, Qafë Plloçë dhe Qafë Thanë, trashësia e bores shkon deri 30 cm. Ne Voskopojë, ka rënë mbi 40 cm borë, ndërsa qarkullimi bëhet vetëm me zinxhir. Ndërsa rrugë për në Dardhë është e bllokuar prej mbrëmjes së djeshme, pasi trashësia e dëborës shkon deri në 70 cm.