Dëbora zbardh Korçën dhe Topojanin e Kukësit

Qyteti i Korçës dhe ai i Kukësit këtë mëngjes janë zgjuar të mbuluar nga dëbora. Temperaturat janë ulur nën zero, ndërsa dëbora ka zbardhur këto qytete por edhe zonat përreth. Në qytetin e Korçës trashësia e dëborës shkon deri në 5 centimetër, ndërsa në zonat malore deri në 20.