Dëbora portokalli në Sochi të Rusisë

Skiatorët u ndeshën me dëborën ngjyrë portokalli në Sochi të Rusisë këtë fundjavë, sipas CNN. "Pudra e bardhë" e dëborës u shndërrua në portokalli falë një stuhie rëre në Afrikën Veriore. Stuhia e rërës bëri rrugëtimin nga Greqia në Rusi dhe ishte aq e fortë saqë u kap edhe nga imazhet satelitore të NASA-s. Vëzhguesit grekë thanë se kjo ishte stuhia më e fortë që kish ndodhur ndonjëherë nga Sahraja në Greqi. Pluhuri afrikan mbuloi të gjithë vendin dhe ishte më e fuqishmja e 10 viteve të fundit, sipas Shërbimeve Meteorologjike.