Dasma e vitit, gati karrocat për paradën

Asgjë nuk është lënë "në dorë" të rastësisë për dasmën e princit Harry me Meghan Markle të cilët do të martohen më 19 maj. Do të bjerë shi, apo do ketë diell? Klima "balerinë" e Londrës, nuk do mundet të kompromentojë paradën e nuses dhe dhëndrrit. Përveç Ascot Landau, karroca e zbuluar, është përgatitur edhe elegantja Scottish State Coach, e cila do të përdoret në rast se moti përkeqësohet.