Çelen kumbullat e kuqe, Tirana "bëhet" rozë

Me ardhjen e stinës së pranverës vjen dhe çelja e gjetheve apo luleve të ndryshme që i japin botës një pamje shumëngjyrëshe. Kështu ka ndodhur dhe në kryeqytetin e Shqipërisë, ku Tirana ka marrë një tjetër 'fytyrë' në disa zona. Çelja e luleve rozë të kumbullave të kuqe i ka dhënë kryeqytetit një pamje fantastike dhe njerëzit po e shfrytëzojnë duke kaluar apo duke shkrepur dhe foto në "tunelin" rozë. (Foto janë bërë nga Malton Dibra/ LSA)