Bushati: 2018, dritare e artë për vendimarrje

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ripërsëriti pritshmërinë qe qeveria shqiptare ka për hapjen brenda këtij viti të negociatave të Shqipërisë me BE. Duke folur në konferencën përmbyllëse të Akademisë së Integrimit Europian, Bushati tha se 2018 është një dritare e artë për vendimarrje. Në këtë proces, tha ai, qeveria e ka të domosdoshme të ndërtojë kanale të qartë komunikimi dhe konsultimi me aktorë të shoqërisë civile.