Brenda vilës së ish-diktatorit, Enver Hoxha

Këto ditë, një nga gazetarët më të njohur britanikë, Shaun Walker, korrespondent i gazetës prestigjoze britanike “The Guardian” për Evropën Qendrore dhe Lindore, ka vizituar kryeqytetin shqiptar. Ai është ndalur dhe në vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha dhe përmes postimeve në Twitter ka ndarë me miqtë e tij disa foto nga vila, e cila është e mbyllur për publikun.