Brenda tregut ku një peshk ton shitet 1,76 milion dollarë

Ky është tregu i Peshkut në Tsukijit të Tokios që quhet "Rruga e peshkut". Çdo ditë, peshkatarët, tregtarët me shumicë dhe pronarët e restoranteve të sushi në Japoni, mblidhen për të blerë dhe shitur më shumë se 21 milionë dollarë nga peshqit më të freskët në botë. Në dekadat e fundit, tregu është bërë një nga atraksionet më të mira turistike të Japonisë. Mijëra njerëz vijnë për t'a vizituar tregun me famë për ankandet e peshkut ton, ku një ton i vetëm shitet për 1,76 milion dollarë. Por koha për të vizituar tregun po mbaron pasi ,në muajin tetor të këtij viti tregu do të zhvendoset nga lokacioni i tij origjinal në Tokio në një vend të ri në lindje, i cili shkon rreth vlerës 5.42 miliardë dollarë. Vendi do të jetë me kushte më të mira, me ftohje të përmirësuar, rezistencë ndaj tërmeteve dhe lehtësira sanitare.