Binjakët që nuk ngjajnë

" Nuk është shumë e këndshme të pyesësh një nënë: je e sigurt që janë binjakë?"-tregon 30 vjeçarja Teegan Uardill nga Australia për Mirror, shkruan tgcom. Ç'ka të bën të dyshosh është ngjyra e lëkurës së fëmijëve të saj: Lukasi është bjond, me sy ngjyrë të kaltër dhe me lëkurë shumë të çelët, ndërsa Levi ka flokë dhe sy ngjyrë kafe dhe lëkurë të errët. "Unë dhe Xhastin, im shoq-vazhdon e ëma e binjakëve-e kemi zbuluar ndryshimin mes tyre që në javën e 19 të shtatzanisë, falë ekografisë 3D" Në lindje, e më pas gjatë rritjes, dy vëllezëve u janë thelluar edhe më ndryshimet e tyre gjenetike: Lukas ka marrë nga mamaja, ndërsa Levi ka marrë gjenet e të atit, i cili ka origjinë indiane. "Po janë njësoj, jo të ndryshëm"-saktëson e ëma.